![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2019/07/225.png)
Një gara e jashtëzakonshme dhe me shumë të papritura ishte ajo që u zhvillua në pistën e Gjermanisë. Nga pesë pilotët e parë që e nisën garën në këto pozicione, ka mbijetuar vetëm Verstapen dhe gjithë të tjerët kanë zhgënjyer duke dalë nga pista ose duke përufnduar në pozicione më të ulëta.
Historia më e madhe ka ardhur nga piloti i Ferrarit, Vetel. Ky i fundit e ka nisur nga vendi i fundit, i 20. Në fundin e kësaj gare ka përfunduar në vendin e 2, duke u lënë mbrapa vetëm nga ana e Verstapenit. Shumë ovacione ka pasur nga tifozët për njeriun e ditës që sot i përket “Ferrarit”.
Shoku i tij i skuderisë, Lekler, humbi kontrollën e makinës dhe doli nga pista në momentet më të mira, ndërkohë që me ecurinë e atyre minutave padyshim që do të kishte edhe për të një vend në podium. /Shqiperia.ch/
KRALINIZ SEBASTİAN VETTEL ULAN BU SPORU SEVMEYELİM DE TAŞA MI DÖNELİM pic.twitter.com/TvMRfIKXhp
— marul isot (@fakesalah) July 28, 2019