You are here
Home > Futboll Bota > Historike/ Dy rivalët e përjetshëm festonin të njëjtin titull, “Premier League” dhe çudia e shekullit

Historike/ Dy rivalët e përjetshëm festonin të njëjtin titull, “Premier League” dhe çudia e shekullit

Padyshim që është një nga ato momentet që nuk kanë për t’u përsëritur lehtësisht në futbollin europian. Si gjithmonë, nga “Premier League” vijnë ato ndeshje, që jo vetëm do i përkasin historisë së futbollit anglez, por do të jenë edhe dëshmi e gjallë e emocioneve që ka përjetuar bota e këtij sporti.

Kulmi i emocioneve do të vinte në sezonin 2011-2012, atje ku dy rivalët e përjetshëm, Manchester Siti dhe Junajtid po festonin të njëjtin titull, megjithëse fituesi ishte një dhe i vetëm. Titulli do të vendosej në ndeshjen e fundit, me Manchester Sitin që ishte i dënuar për të fituar.

Deri në minutën e 92, rezultati do të ishte 1-2 në favor të QPR. Kaq mjaftonte që tifozët e Junajtid të stakoheshin me rezultatin e ekipit kundërshtar, për të nisur festën e çmendur. Iluzionin e parë do e krijonte Dzeko, që e ndal topin në rrjetë për të barazuar shifrat.

Askush nuk e kishte mëndjen për të festuar tek kjo skuadër, por me shpejtësi të madhe lënë topin në mesfushë, për të vazhduar edhe tre minutat e mbetura. Atëherë kur të gjithë ishin në dëshpërim, vjen edhe një nga çuditë më të mëdha.

Nasri ndal topin në rrjetë në minutën e 94 dhe një festë e madhe shpërthen stadiumin. Ende askujt nuk po i besohej se çfarë kishte ndodhur, por Manchester Siti po fitonte titullin kampion të atij sezoni. Te tifozët e Junajtid ra menjëherë heshtja, teksa luanin paralelisht dhe i dukej si një shaka e hidhur e gjitha ajo që ndodhi. /Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top