You are here
Home > Kombëtarja > Historike/ Do të thirret nga gjigandët e Olimpiakosit, grekët: Bushi gjeti “Durmishajn” e ri!

Historike/ Do të thirret nga gjigandët e Olimpiakosit, grekët: Bushi gjeti “Durmishajn” e ri!

Pas largimit të Durmishajt te Greqia, puna e Shqipërisë është shtuar ndjeshëm te lojtarët shqiptarë të cilët luajnë te helenët. Duke parë gjithë politikat e prapambetura që përdor ky vend për t’i tërhequr lojtarët që të zgjedhin Kombëtaren e tyre, niveli i vështirësisë është rritur ndjeshëm.

Por të paktën Emiliano Bullari është marrë nga ana e Alban Bushit. Ky i fundit do të jetë i gatshëm për Shqipërinë U-21 në dy takimet e rradhës, ndërsa luan me të rinjtë e Olimpiakosit. Këta të fundit janë duke kërkuar edhe Durmishajn për të transferuar në verë, por mediat greke kanë një tjetër sygjerim.

“Durmishaj” ndodhet në një farë mënyre te skuadra e Olimpiakosit, ose më saktësisht do të jetë pas disa ditësh. Kjo duke u referuar pikërisht sulmuesit tjetër shqiptar, Bullari, që do të marrë vendin e sulmuesit të shumëpërfolur. Por nga ana tjetër janë po të njëjtat media greke, që sigurojnë se Bullari do të thirret edhe nga ekipi i parë i Olimpiakosit gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë që ne duhet të theksojmë faktin se rasti i Bullarit është historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë me U-21 tonë, do të luajë një futbollist 17-vjeçar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top