You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Historia ndaj Azerbajxhanit, zbulohen prapaskenat: Lojtarët e Kosovës u stimulan me “Gladiatorin”

Historia ndaj Azerbajxhanit, zbulohen prapaskenat: Lojtarët e Kosovës u stimulan me “Gladiatorin”

Një fitore historike ishte ajo e Kosovës që mori ndaj Azerbajxhanit, duke ia dalë me rezultatin 4-0 në “Fadil Vokrri”.

Falë këtij rezultati, dardanët morrën kryesimin në grup, ndërsa do të luajnë gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë në mars të 2020, për  të vazhduar rrugën drejt Europianit. Muharem Sahiti, i cili ka qenë pranë kësaj përfaqësuese, ka treguar edhe prapaskenat sesi futbollistët janë stimuluar për të arritur në atë sukses.

Sipas asaj që raporton “Korneri”, lojtarëve të Kosovës u është vendosur filmi “Gladiatori” për të ndjekur përpara se të futeshin në fushë, për të kuptuar sesa është e nevojshme sakrifica dhe bashkimi në një “luftë” për të arritur suksesin e dëshiruar. Një vendim i drejtë ky i stafit drejtues, pasi dardanët do të bënin një paraqitje të jashtëzakonshme në atë mbrëmje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top