Një fitore historike ishte ajo e Kosovës që mori ndaj Azerbajxhanit, duke ia dalë me rezultatin 4-0 në “Fadil Vokrri”.
Falë këtij rezultati, dardanët morrën kryesimin në grup, ndërsa do të luajnë gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë në mars të 2020, për të vazhduar rrugën drejt Europianit. Muharem Sahiti, i cili ka qenë pranë kësaj përfaqësuese, ka treguar edhe prapaskenat sesi futbollistët janë stimuluar për të arritur në atë sukses.
Sipas asaj që raporton “Korneri”, lojtarëve të Kosovës u është vendosur filmi “Gladiatori” për të ndjekur përpara se të futeshin në fushë, për të kuptuar sesa është e nevojshme sakrifica dhe bashkimi në një “luftë” për të arritur suksesin e dëshiruar. Një vendim i drejtë ky i stafit drejtues, pasi dardanët do të bënin një paraqitje të jashtëzakonshme në atë mbrëmje. /Shqiperia.ch/