You are here
Home > Kombëtarja > Historia e të tmerrshmit Ivan(a) Bogdanov: Mos më lini me shqiptarët në burg

Historia e të tmerrshmit Ivan(a) Bogdanov: Mos më lini me shqiptarët në burg

Nofka e tij është “i tmerrshmi”, njeriut që ngjall tmerr vetëm me pamjen e tij të jashtme, atij të pamëshirshmit që nuk i njeh kufijtë dhe fjalën mëshirim.

Në Genoa do të digjte flamurin shqiptar, për t’i treguar “dhëmbët” dhe për të sfiduar të gjithë shqiptarët. Të paktën nëpërmjet rrjeteve sociale objektivi ishte mëse i arritur, sepse nëse i rikthehemi historisë, atëherë shohim sesi Bogdanov e ndien frikën menjëherë nga personat që ofendoi me gjestet e tij, në mbrëmjen e Geonas.

Situata e prek edhe kufirin e qesharakes, teksa pjestari i Crevena Zvezdës  kapet nga policia italiane pas djegjes së flamurit shqiptar. Porosia e tij ishte një e vetme: “Mos më lini në burg me shqiptarët, më dërgoni në atë të femrave”.

Pikërisht, tipike e ditëve të sotme, një histori tjetër është ajo që reklamohet nga shumë persona, duke ndierë kontrastin e madh me realitetin. Nëse ky është më i tmerrshmi i Serbisë, atëherë imagjinojeni vetë pjesën tjetër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top