You are here
Home > Bundesliga > Historia e filmit e dërgoi shkodranin me Bajernin, talenti Bracaj u nuhat nga një i moshuar në rrugë

Historia e filmit e dërgoi shkodranin me Bajernin, talenti Bracaj u nuhat nga një i moshuar në rrugë

Besoni te rastësitë e bukura dhe që të ndryshojnë jetën, apo mendoni se mund të ndodhin vetëm nëpër filma? Faktikisht, rasti i talentit 15-vjeçar Firdeus Bracaj tregon se gjithçka mund të ndodhë, ashtu siç është planifikuar për të qënë.

Një hap i jashtëzakonshëm për të, që e sheh veten nga Shkodra te Bajerni. E kush do e mendonte një gjë të tillë? Asnjë llogjikë e ftohtë sigurisht, por jeta ndonjëherë të ndërton edhe skenarin e një filmi për ta luajtur, si historia në fjalë. Zoti e kishte tepruar me talentin që i ka dhënë Bracajt, me shumicë, e nuk kishte sesi t’ia vështirësonte mundësitë për ta shfaqur atë.

“Shkodranews” do të rrëfente një histori, që përpos të gjithave, ngelet shumë emocionuese. Firdeus Bracaj shihej nga trajneri ku stërvitej në Shkodër, Taip Piraniqi, si një futbollist i ri me aftësi të jashtëzakonshme. Kur ekipet e moshës udhëtuan në Itali për një turne, disa menaxher spikatën 4 fëmijë.

Mes tyre gjendej edhe Firdeusi. Por jeta e tij mori një të papritur, pasi babai kishte udhëtuar në Gjermani e kishte fituar një kontratë pune. Mundësia e madhe që kishte për të bërë bashkimin familjar, e shtyu që të këshillojë djalin e tij për të refuzuar ofertën e largimit drejt Italisë.

Familja Bracaj do të shkonte në Gjermani, ndërsa djaloshi shqiptar del menjëherë në rrugët e lagjes për të bërë atë që di më mirë, të luajë me topin. Shumë njerëz ndaleshin pranë tij dhe një burrë i moshuar i ka kërkuar adresën e shtëpisë babai të Firdeusit. Pa e kuptuar mirë se për çfarë bëhej fjalë, të nesërmen 3 burra kanë trokitur në derën e shtëpisë së familjes Bracaj. Atje ishin presidenti, trajneri dhe menaxheri i klubit të futbollit të zonës ku jetonin, që dëshironin të merrnin lojtarin e ri. Pranimi ishte i menjëhershëm, ndërsa tani Firdeusi gjendet me ekipet zinxhirë të Bajernit dhe premton shumë me të ardhmen e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top