You are here
Home > Kombëtarja > Histori tipike si e Gjasulës, Romario Hajrulla ndjek hapat e “gladiatorit” shqiptar

Histori tipike si e Gjasulës, Romario Hajrulla ndjek hapat e “gladiatorit” shqiptar

Ndonjëherë në jetë gjërat vijnë ngadalaë, por nuk mungojnë, aq më tepër nëse punon fort dhe me përkushtim për to. Shembulli më i mirë erdhi pak kohë më parë nga Klaus Gjasula. E nisi nga ligat më të ulta në Gjermani, ndërsa nuk u ndal deri sa arriti edhe të merrte frytet e punës së tij, duke luajtur tashmë në elitën gjermane si dhe duke veshur më në fund edhe fanellën kuqezi. Madje kjo bëri që shumë njerëz të pyesnin: Po ky nga doli?

Por një histori si e gladiatorit të Kombëtares mund të përsëritet sërish, teksa këtë herë një tjetër shqiptar po ndjek hapat e tij. Bëhet fjalë për Romario Hajrulla, futbollisti 21 vjeçar që më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Shqipërisë. Momentalisht lojtari aktivizohet në Kategorinë e 4-t në Gjermani me Lokomotiva Leipzig, ku ekipi i tij kryeson dhe me shumë gjasa sezoni i ardhshëm do e gjejë një kategori më lart, ndërsa vlen të theksohet fakti se rrugëtimi i tij ka nisur nga dy kategori më poshtë, pra nga ajo e 6-a. Ndërkohë, rëndësia e tij ndihet në ekip, pasi për 2 vite rresht është shpallur golashënuesi më i mirë, duke pasur kështu edhe një lidhje të ngushtë me golin.

E nëse vendosim në krahasim këto dy histori, atëherë ngjashmëria është dukshëm e dallueshme. Nëse gjithçka vazhdon të ecë në këto ritme, një Gjasula i ri mund të sillet sërish në vëmendjen tonë dhe ai është Romario Hajrulla.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top