You are here
Home > Kryefaqja > Histori që vazhdon të përsëritet, Ujkani shkon në Serie A vetëm me “letra”

Histori që vazhdon të përsëritet, Ujkani shkon në Serie A vetëm me “letra”

Samir Ujkani gjen ekipin e ri në limitet e merkatos dhe rikthehet sërish në vendin ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, në Itali. Portieri ka gjetur akordin me ekipin e Torinos me një kontratë një vjeçare, ku pritet të jetë portier i dytë që do të zëvendësojë Sirigun.

Futbllisti luante më parë me Rizesporin në Turqi, por marrëveshja e tyre përfundoi, pasi shqiptari kaloi në plan të dytë, për t’u kthyer më pas në një lojtar të lirë. Kalimi i tij si një portier i dytë është diçka që po e përndjek prej kohësh portierin shqiptar, si në klube ashtu edhë në Kombëtare, pasi vendin e tij te Shqipëria e mori Berisha. E për të kaluar më pas te përfaqësuesja e Kosovës, ku e humbi vendin e titullarit nga portieri i ri Muric.

Ndërkohë Ujkani ka një karrierë të gjatë në Itali, ku ka luajtur edhe në elitën e kampionatit italian me ekipin e Palermos dhe Novarës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top