You are here
Home > Kombëtarja > Histori që përsëritet, Rei Manaj e këndoi himnin me sytë mbyllur dhe shumë…zemër

Histori që përsëritet, Rei Manaj e këndoi himnin me sytë mbyllur dhe shumë…zemër

Pamje të tilla të ngushëllojnë dhe të japin besim për të ardhmen e Shqipërisë, pavarësisht rezultateve negative që ne kemi marrë në kohët e fundit.

Flitet për Rei Manaj dhe gjithmonë për këtë lojtar ka qenë e njëjta histori. Në kohën kur ky futbollist luante për Shpresat, gjatë këndimnit të himnit mbyllte sytë për një moment, në rolin e një tenorit e për t’u dëgjuar sa më shumë, këndonte me krenari himnin e Shqipërisë.

Këtë gjë e bëri edhe ndaj Jordanisë, teksa Rei Manaj tregon krenarinë dhe dëshirën e tij të madhe për të luajtur dhe përfaqësuar Shqipërinë. Në fushën e lojës ende nuk ka arritur të lërë gjurmë, por shpeshherë dëshira mund të mjaftoj. Krenari, besim dhe shumë…zemër, Rei Manaj të ofron gjithmonë të njëjtën panoramë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top