
Benjamin Kololli vazhdon të jetë protagonist absolut tek ekipi i Zyrihut. Futbollisti shqiptar është kthyer gjithmonë vendimtar në ndeshjet e fundit të zviceranëve, ndërsa në golat e tyre, një “dorë” do të vi edhe nga Kololli.
E njëjta histori ka vazhduar edhe në ditën e sotme, atje ku Zurich ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Ludogorest. Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Palson do të dërgonte topin në rrjetë. Gjithashtu edhe në takimin e parë të fituar me të njëjtin rezultat, do të ishte futbollisti shqiptar ai që do të shënonte golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë. /Shqipëria.ch/