
Ledian Memushaj nuk rresht së asistuari në klubin e Peskarës. Të kaltërit kanë kaluar në avantazh vetëm pak minuta më parë me gol të italianit Mankuso, ndërsa në intervalin e tre minutave janë shënuar edhe 2 gola, nga një për secilën skuadër. Legjionari kuqezi ka dhënë sërisht një assist në golin e parë duket ndihmuar të tijët të kalojnë në avantazh.
Klubi i Memushajt, Peskara,gjendet sërish në epërsin e një goli, në transfertën kundër ekipit të Spezias. Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, është hera e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kapionatin italian “Seria B”, që dhuron assist. Madje ajo që vlen për t’u theksuar, është se 3 nga këto assistime janë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga lojtari Mankuso. Duket se Lediani është kthyer në një pikë kyçe tek Peskara e tij, teksa këta të fundit gjenden në vendin e parë dhe janë ekipi pretendent për t’u ngjitur në elitën italiane.
Pjesa e parë midis skuadrës së Spezias dhe Pescarës ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të klubit të mesfushorit kuqezi. /Shqiperia.ch/