You are here
Home > Kombëtarja > Histori që nuk ndryshon kurrë, Pescara kryesuese dhe Memushaj që jep pasimin e fundit

Histori që nuk ndryshon kurrë, Pescara kryesuese dhe Memushaj që jep pasimin e fundit

Ledian Memushaj edhe një herë tjetër bëhet protagonist me klubin e tij të Peskarës, ku në barazimin e këtyre të fundit, legjionari arriti të dhuronte një asist. Peskara ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër skuadrës së Kosenzës.

Mesfushori kuq e zi , gjithmonë e më shumë po kthehet në pikë e referimit të klubit Italian, ku në sfidën e djeshme Memushaj ishte vendimtar. Kjo është e disa ndeshje që Lediani jep pasimin e fundit për gjetjen e golit dhe është pikërisht lojtari që është më tepër efikas tek klubi i Peskarës.

Kujtojmë që legjionari kuq e zi është përshtatur mjaft mirë, teksa është një titullar i padiskutueshëm tek ky ekip. Skuadra e Peskarës bën pjesë në “Serinë B” italiane dhe është një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në elitë. Momentalisht ata gjenden në vendi e parë një pikë më shumë se Palermo të cilët kanë një ndeshje më pak. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top