You are here
Home > Kombëtarja > Histori filmash/ La Shqipërinë për Greqinë? Vrushaj sakrifikoi edhe familjen për futbollin

Histori filmash/ La Shqipërinë për Greqinë? Vrushaj sakrifikoi edhe familjen për futbollin

Një histori dhimbshme, por dhe e zakonshme për shqiptarët që kanë ndërtuar jeten e tyre në emigrim. E tillë është edhe ajo e Vrushajt, sulmuesit që aktivizohet me Willemin II në elitën e futbollit holandez. Menjëherë ka lënë gjurmën e tij, pasi në 11 ndeshje ka arritur të shënojë 4 gola dhe të jap po aq asist.

Shumë polemika ka pasur për këtë lojtar nga tifozët shqiptarë, pasi zgjedhja e tij ishte të përfaqësonte Greqinë U-21, pavarësisht se ka lindur në Shqipëri dhe kishte ftesën e kuqezinjve. Por nëse i kthehemi gjithë historisë së Vrushajt, shohim se ky futbollist ka sakrifikuar edhe familjen e tij, vetëm për karrierën e futbollit.

“Vrushaj ka lindur në Shqipëri, ndërsa kur ishte 3-vjeç shkoi së bashku me familjen e tij në Greqi. Në moshën 7-vjecare  prindërit vendosën të shkonin në Gjermani, më saktësisht të emigronin në Freiburg. E gjitha kjo për një jetë më të mirë në aspektin e financave. Vrushaj vendosi që të mos i bashkohej familjes së tij, për ëndrrën e futbollit.

Në moshën 13-14 vjeç nisi edhe aventura e tij e parë futbollistike me Nafpaktic. E vetmja mbështetje për të ishte vëllai, që punonte si kuzhinier. Një mbështetje e madhe psikologjike dhe ekonomikë që e ka ndihmuar shumë Mario Vrushaj, që u detyrua të lërë shkollën shumë herët. Puna dhe detyra e vetme e tij ishte të luante me topin. Te Nafpaktiko është parë në 2015 ky lojtar, që mas kaloi te Olimpiakosi”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top