Atdhe Nuhiu luan në kampionatin anglez me skuadrën e Shefild Wendsday, teksa këta të fundit sidën e djeshme morën një humbje të thellë me rezultatin 3-0 nga QPR. Si çdo skuadër që humbet, tifozët etiketojnë fajtorin, ku në mos trajneri i ekipit, etiketojnë edhe lojtarët.
Kjo gjë duket se në qendër të vëmendjes ka vendosur sulmuesin dardanas, Atdhe Nuhiu, teksa këtë të fundit e shënjestrojnë për mos realizimin e golave. Tifozët e kanë sulmuar në rrjetin social “Twitter”, ku e ironizojnë sulmuesin edhe thonë se nuk e duan më të jetë pjesë në ekipin e tyre, pasi ai shënon një gol në 30 ndeshje. Atdhe Nuhiu është titullarë i padiskutueshëm, teksa luan 90 minuta dhe këtë periudhë po vuan shumë mungesën e golit.
E njëjta gjë ndodhi edhe në fillimin e sezonit të shkuar, ku u “sulmua” sërisht nga tifozët pasi nuk po arrite të shënonte. Nuhiu arriti të shpërthente në fazën e dytë të sezonit të shkuar, teksa pothuajse në çdo sfidë ai u shpallte lojtari I ndeshjes. Atë periudhë edhe pse e kritikuan tifozët, sulmuesi shqiptar arriti t’i heshte dhe t’u fitonte zemrat duke u kthyer në një idhull të tyre. /Shqiperia.ch/