
La Korunja e ka fituar me rezultatin 4-2 gjysmëfinalen e parë të “Play Offit” në Spanjë ndaj Malagas, atje ku diskutohet edhe kalimi në La Liga. Tashmë shpresat e Malagës ku luan edhe Keidi Bare, veniten disi për të mbërritur në elitën e kampionatit spanjoll.
Megjithatë do të jenë edhe 90 minuta të tjera, për të vendosur se kush do të mbërrijë në finalen e këtij “Play Offi”. Ashtu siç jemi mësuar zakonisht, edhe këtë herë mesfushori shqiptar i ka shkuar fare pranë një kartoni të kuq. Madje rivalët kanë protestuar shumë, duke e konsideruar si një zemërgjerësi të arbitrit faljen e Bares për të qëndruar në fushë. E gjitha kjo ndodhi pas një kundërsulmi të shpejtë të kundërshtarëve, me lojtarin shqiptar që ia ka hedhur lehtë, megjithëse ka penguar Fede Cortabian për të shkuar i vetëm drejt portës. /Shqiperia.ch/