Tashmë, ka marrë jetë edhe formati më i ri i vendosur nga ana e organizmave më të lartë të futbollit, Liga e Kombeve.
Kjo do të jetë një mundësi e artë për Kombëtaret që cilësohen si të vogla, për të shkuar më lehtësisht në një kompeticion të rëndësishëm siç është Europiani. Tashmë hiqni dorë nga llogaritë, mënyra sesi Shqipëria mund t’i marrë maksimumin Ligës së Kombeve, është një dhe e vetme.
Kuqezinjtë e Panuçit, fillimisht duhet të kryesojnë grupin me Skocinë dhe Izraelin, atje ku edhe gjenden aktualisht. Rruga është e mbarë, sepse Xhaka mposhti Izraelin në të parën. Por Liga C, nuk përbëhet vetëm nga Shqipëria, Izraelit dhe Skocia, por në të gjenden edhe 3 grupe të tjera.
Nëse Shqipëria do ia dilte mbanë në grupin e parë, atëherë do të ndeshej në gjysmëfinale me fituesin e grupit të 2, atje ku gjendet edhe Greqia. Në të njëjtin moment, grupi i 3 dhe i 4 do të përballen nga ana tjetër në Ligën C, në gjysmëfinalen e dytë, që më pas të diskutohet edhe finalja e madhe. Fituesi i këtij rrugëtimi, shkon automatikisht në Europian. /Shqipëria.ch/
Liga C
Grupi1: Skocia , Shqipëria, Izraeli
Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia
Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bulgaria, Cyprus
Grupi 4: Romania, Serbia, Montenegro, Lithuania