Një histori që fundi i dihej, ndoshta pa filluar ende mirë. De Biazi do të ishte njeriu i parë që do të dërgonte Shqipërinë në eliminatoret e një turneu të rëndësishëm, siç ishte ai i Francës. Momenti i duhur, vendi i duhur dhe kushtet e duhura që u mblodhën së bashku, për të fluturuar shqiponjat drejt Francës.
Trajneri italian fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë, ndërsa këta të fundit e thërrisnin edhe si “Gani Abazi”. Nuk kishte ironi në fjalët e tij për Kombëtaren, nuk kishte asnjë fyerje në fjalët e tij, përveçse disa kritikave që shpeshherë nuk ngurronte t’i përmendte: “Në Shqipëri, kur fiton të gjithë duan pjesën e suksesit dhe kur humbet të faturojnë ty gjithë përgjegjësinë”.
Një pasuri të madhe i la De Biazi kolegut të tij, Kristian Panuçi. Megjithatë për këtë të fundit, u pa e arsyeshme një revolucion në Kombëtare. Deri diku e mirmenduar sepse futbollistët aktual të Shqipërisë nuk premtojnë shumë për të ardhmen, duke parë moshën e tyre, por Shqipëria nuk është Gjermania, Brazili apo një tjetër Kombëtare e këtyre niveleve, që të ndërrojë brezat kaq lehtësisht.
Tani, pas çdo dështimi të Shqipërisë, tifozët rikthejnë në kujtesën e tyre vetëm një emër: Gianni De Biasi! Këto janë hije që po e ndjekin dhe do të vazhdojnë ta ndjekin pas Panuçin, pavarësisht të gjithave. Por në fund trajneri italian duhet të bëj kujdes, një Shqipëri e mirë nuk i “dhëmb” askujt tjetër më shumë sesa tifozëve. Eksperimentet duhet të bëhen diku tjetër, ne nuk jemi autoshkolla e tij. /Shqipëria.ch/