You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Hidhet shorti për “Champions League”, mësoni përballjet e skuadrave shqiptare

Hidhet shorti për “Champions League”, mësoni përballjet e skuadrave shqiptare

Në “Nyon” të Zvicrës sapo është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të “Champions League”. Kështu, ekipet në trevat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të përballen me objektivin për të kaluar më tej.

Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë saj një kundërshtar të lehtë në pamje të parë, pasi ndeshet me Nomme Kalju. Kjo skuadër është pjesë e kampionatit estonez, por objektivat e skuadrës shqiptare të Tetovës është për të arritur shumë herë më lartë sesa ky tur i parë.

Nga ana tjetër, ekipi i Partizanit ka evituar përballjen “e frikshme” me Celtic, por sërish ka një ndeshje të vështirë, pasi ka rivalë në turin e parë ekipin e Karabak të Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top