Në “Nyon” të Zvicrës sapo është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të “Champions League”. Kështu, ekipet në trevat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të përballen me objektivin për të kaluar më tej.
Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë saj një kundërshtar të lehtë në pamje të parë, pasi ndeshet me Nomme Kalju. Kjo skuadër është pjesë e kampionatit estonez, por objektivat e skuadrës shqiptare të Tetovës është për të arritur shumë herë më lartë sesa ky tur i parë.
Nga ana tjetër, ekipi i Partizanit ka evituar përballjen “e frikshme” me Celtic, por sërish ka një ndeshje të vështirë, pasi ka rivalë në turin e parë ekipin e Karabak të Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/