
Sapo është hedhur shorti i “Champions League” sa i përket sezonit 2019-2020, në kompeticionin më të fortë të Europës. Kundërshtarët e tyre i kanë njohur edhe dy legjionarët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti.
Ky i fundit pas mrekullisë që arriti në sezonin e shkuar me Atalantën, do të luajë në “Champions League” kundër Manchester City, Shakhtar Donjesk dhe Dinamo e Zagrebit. Ndërsa sa i përket Hysajt, nëse qëndron te Napoli do të ketë përballë Liverpulin, Salzburgun dhe Genku. Ndërsa nëse lëviz te Valencia siç përflitet në orët e fundit, atëherë përballet ndaj Chelseat, Ajaksit dhe Lilës. /Shqiperia.ch/