
Një tragjedi e madhe do të prekte futbollin në muajin janar të këtij viti, kur futbollisti Emiliano Sala u zhduk në udhëtimin që duhej t’i hapte rrugën e re në karrierë, së bashku me pilotin David Ibbotson. Pas shumë kërkimesh shtetërore dhe private, Sala do të gjendej i vdekur falë gjurmëve të gishtrinjëve.
Por një hetim i plotë që është publikuar në orët e fundit nga hetuesit e aksidenteve ajrore, kanë nxjerrë edhe një pistë të re në këtë tragjedi. Këtu vendoset theksi se Sala është helmuar përpara se avioni të binte.
Së bashku me pilotin ishin ekspozuar ndaj nivelit të dëmshëm të monoksidit të karbonit brenda kabinës së avionit privat. Testet e toksikologjisë treguan për përzierjen e monoksidit të karbonit dhe hemoglobinës që ishte në masën 58%. Mjafton që kjo përzierje të jetë 50%, për të rezultuar fatale. Tashmë hetimet po ndalen te prodhuesit e këtyre mjeteve ajrore, për të indentifikuar mënyrën se mundshme sesi monoksidi i karbonit ka hyrë në kabinë. /Shqiperia.ch/