Kosova U-17 ka bërë një arritje historike, teksa ka lënë mbrapa në kualifikueset e europianit Skocinë dhe Zvicrën, duke marrë vendin e parë për të kaluar më tej.
Futbollistët shqiptarë ia dolën, për të lënë gjurmën e tyre në histori, mes aq shumë vuajtjesh dhe torturash për të mbërritur deri në këtë moment. Për këtë gjë flet vetë trajneri i tyre, Besnik Kollari, i cili shprehet se stafi i Kosovës U-17 së bashku me lojtarët, kanë mbërritur në Qipro vetëm pak para ndeshjes ndaj Skocisë.
“Kemi udhëtuar për 17 orë në Qipro dhe vetëm pak orë para ndeshjes së parë me Skocinë kemi mbërritur. Ka qenë problem pasi që nuk kemi mundur të pushojmë sa duhet. Shkak i udhëtimit të gjatë ka qenë dështimi i një kompanisë së fluturimeve”, ka thënë Besnik Kollari për “RTV”. /Shqiperia.ch/