
Herolind Shala ndërron ekip por jo kampionat. Mesfushori i Kosovës do të nis aventurën e re po brenda përbrenda ligës norvegjeze. Pas ftesës së hapur që vet Shala u bëri ekipeve për ta afruar në grup si lojtar pa skuadër, Stabaek përfitoi ka opsioni i vetofrimit. Më herët mesfushori shqipatar aktivizohej me klubin e Start por pas “divorcit”, Shala i bashkohet rivalëve direkt për pikë. Stabaek dhe Start ndodhen në fundin e tabelës me 29 pikë secila.
Lufta për mbijetesë ka nisur teksa Stabaek bën goditjen e parë duke afruar një ushtar nga kampi i kundërshtarëve. Herolind Shala është bashkuar ekipit të ri në fazën përgatitore që po zhvillohet në Tajlandë. Kampionati norvegjez do të rinis në fund të marsit. Deri atëherë Shala do të jetë gati për debutim duke qenë se mesfushori gëzon një fomë goxha të mirë fizike.
Drejtuesi e Stabaek janë shprehur mjaft të kënaqur për arritjen e marrveshjes me lojtarin për të cilin pati edhe interesime nga skuadra të tjera. Një lajm pozitiv ky edhe për trajnerin Shaland i cili po në mars do të kërkojë lojtarë me sa më shumë minuta në këmbë. /Shqiperia.ch/