You are here
Home > Kombëtarja > Heroi i Sitit, Muriq tregon sekretin: Më ka mësuar Bravo, bëra nervoz lojtarët gjatë penalltive

Heroi i Sitit, Muriq tregon sekretin: Më ka mësuar Bravo, bëra nervoz lojtarët gjatë penalltive

Muriq ishte heroi i Manchester Sitit në atë kualifikim që mori në Kupë ndaj ekipit të Leicesterit. Gjigantët anglez barazuan me rezultatin 1-1 gjatë 90 minutave, ndërsa në ruletën ruse, falë dy pritjeve të gardianit shqiptar, do të ishte Siti që do të kalonte më tej.

Vlerësime nga të gjithë yjet e skuadrës së njohur, e nga vetë Guardiola, duke mos harruar që i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për shqiptarin. Muriq ka treguar sekretin e asaj performance që e ktheu në një hero.

Gjatë një intervistë dhënë së fundmi për mediat pranë klubi, portieri i Kosovës është shprehur se ka marrë disa leksione nga Klaudio Bravo, sesi mund të nervozosh kundërshtarin gjatë penalltive.

“Bravo është shumë i mirë te penalltitë dhe unë kam mësuar prej tij. Përdora disa nga leksionet e tij. Përshembull, shkova disi më para nga zona ime, për të bërë paksa më nervoz lojtarët gjatë ekzekutimit. Isha edhe vetë disi nervoz gjatë gjithë ndeshjes dhe disa gjëra mund t’i bëja më mirë. Gjithsesi më është rritur shumë besimin në vete. Një situatë të ngjashme e kam përsëritur edhe me të rinjtë e Sitit, teksa kam pritur tre penallti ndaj Rotheramit”, u shpreh Muriq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top