You are here
Home > Kombëtarja > Hera e parë në Kombëtare, Seferi: Do e kisha pritur deri në fund të karrierës

Hera e parë në Kombëtare, Seferi: Do e kisha pritur deri në fund të karrierës

Një nga risitë e trajnerit Reja në listën e publikuar për dy ndeshjet e radhës së Shqipërisë, ishte edhe Taulant Seferi. Një lojtar që e kishte dëshmuar në shumë raste dashurinë e tij të madhe për fanellën kuqezi.

Maqedonia e Veriut po interesohej vazhdimisht për të, por nuk kishte asnjë dyshim për t’iu bashkuar Shqipërisë. Kjo ndodhi dhe lumturia e madhe përshkroi gjithë familjen dhe të afërmit e Taulant Seferit, pa harruar edhe vetë protagonistin. Në një prononcim për“Sport Ekspres”, sulmuesi është shprehur se këtë ftesë do ta priste deri në fund të karrierës nëse do të ishte e nevojshme:

“Sigurisht që të emocionon, pas telefonatës që kam marrë nga Federata, kam marrë në telefon familjen time. Të gjithë janë lumturuar. Kombëtarja është një dhe do e kisha pritur ftesën po të ishte nevoja deri në fund të karrierës. Është hera e parë dhe do mundohem të jap më të mirën. Disa prej lojtarëve i njoh shumë mirë, por do të kuptohem edhe me gjithë pjesën tjetër”, ka thënë Seferi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top