You are here
Home > Futboll Bota > Heqin dorë përfundimisht nga ylli shqiptar i Salzburgut, Vallci nuk e çon ndërmend lënien e Austrisë

Heqin dorë përfundimisht nga ylli shqiptar i Salzburgut, Vallci nuk e çon ndërmend lënien e Austrisë

Gjatë kohëve të fundit ishte përfolur shumë se Albert Vallci do t’i bashkohej Kosovës. Më parë mbrojtësi i Salzburgut mori ftesë nga Austria për herë të parë, por pa u aktivizuar asnjë minutë të vetme.

Madje kjo Kombëtare kishte mungesa të shumta në mbrojtje, por sërish nuk pati hapësira për t’i besuar këtij lojtari. Në këto kushte, u mendua se afrimi i Vallcit te Kosova ishte vetëm çështje kohe. Por është menaxheri i dardanëve, Bajram Shala, që flet për të vërtetën rreth kësaj situate, me futbollistin e Salzburgut që nuk e çon ndërmend largimin nga Austria.

“Teorikisht mund t’i bashkohet Kosovës, por në praktikë nuk do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Bajram Shala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top