You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Helikopterë dhe zhytës! Zvicra e kërkon me të gjitha mënyrat futbollisten shqiptare

Helikopterë dhe zhytës! Zvicra e kërkon me të gjitha mënyrat futbollisten shqiptare

Futbollistja shqiptare e cila përfaqësonte Zvicrën, Florijana Ismajli, është zhdukur në ditën e shtunë pasdite. Ajo kishte hyrë në liqenin e Como-së dhe nuk arriti të dilte më prej andej. Ende asgjë nuk është mësuar për fatin e saj, ndërsa gjithë shteti zviceran është vendosur në lëvizje për gjetjen e trupit.

Nga helikopterët e deri te zhytësit janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre, për të gjetur 24-vjeçaren që luan për Young Boysi. Federata e Futbollit në Zvicër ka siguruar se kërkimet do të vazhdojnë, për gjetjen e lojtares me origjinë shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top