Futbollistja shqiptare e cila përfaqësonte Zvicrën, Florijana Ismajli, është zhdukur në ditën e shtunë pasdite. Ajo kishte hyrë në liqenin e Como-së dhe nuk arriti të dilte më prej andej. Ende asgjë nuk është mësuar për fatin e saj, ndërsa gjithë shteti zviceran është vendosur në lëvizje për gjetjen e trupit.
Nga helikopterët e deri te zhytësit janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre, për të gjetur 24-vjeçaren që luan për Young Boysi. Federata e Futbollit në Zvicër ka siguruar se kërkimet do të vazhdojnë, për gjetjen e lojtares me origjinë shqiptare. /Shqiperia.ch/