You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Hej, ki kujdes me lojtarët! Trajneri i Kosovës flet për përplasjet me Zvicrën dhe të magjishmin Toma

“Hej, ki kujdes me lojtarët! Trajneri i Kosovës flet për përplasjet me Zvicrën dhe të magjishmin Toma

Trajneri i Kosovës në një rrëfim për “Sporti në KTV”, ka folur edhe për përplasjet që ka pasur me vendin e tij, Zvicrën, sa i përket talenteve. Kështu, Shaland ka ardhur pikërisht nga ky vend europian, ndërsa puna e tij shkon kundër interesave të helvetëve.

Shalandi duhet të bind disa prej talenteve shqiptarë që luajnë me grupmoshat e Zvicrës, për të ardhur te Kosova. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Zvicrës, në humor e sipër ia kanë dhënë një paralajmërim trajnerit të Kosovës, në shortin që u hodh në Dublin për kualifikueset e Europianit.

“Nuk mund të them se kemi probleme, por disa prej drejtuesve të Zvicrës më thanë gjatë shortit në Dublin: “Hej, ki kujdes me lojtarët”. Sigurisht, kjo është puna jonë. Hadërgjonaj duhet të zgjedh Kosovën, pasi ka shumë konkurrencë te Zvicra në pozitën e tij, nuk luan dot atje. Nga ana tjetër, kemi edhe Bastien Tomën. Ai mund t’i bashkohet edhe me Kosovën U-21, duke parë moshën e tij”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top