You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Harrojini të gjitha aludimet e pavlera, arsyeja e vërtetë e largimit të Skënder Gegës

Harrojini të gjitha aludimet e pavlera, arsyeja e vërtetë e largimit të Skënder Gegës

Skënder Gega është larguar nga Partizani në një moment të papritur. Menjëherë pasi trajneri në fjalë mori titullin kampion në Superiore, që i mungonte të kuqëve prej shumë vitesh, vjen edhe njoftimi për shkëputjen e bashkëpunimit.

Tifozët nuk janë lumturuar aspak, duke parë suksesin e madh që u arrit në drejtimin e Gegës. Menjëherë nisën edhe teoritë konspirative dhe aludimet për këtë trajner, duke u folur edhe për përplasje me drejtuesit e klubit. Por “Profesori e Doktori i Shkencave Filozofike”, Përparim Kabo, ka qartësuar gjithçka sa i përket kësaj të papriture.

“I dashur Skënder, u trondita shumë kur mora vesh arsyen tuaj familjare, e kam kaluar edhe vetë. Do Zoti qoftë me fat. Ju me këtë gjest tregon se edhe në humanizëm dhe në familje jeni një njeri me kurajo. Lutem për ju dhe familjen tuaj. Zoti qoftë pranë jush. Të përqafoj dhe të them kurajo.

Ka gruan sëmurë dhe do nis kimioterapinë, por ju të nxirrni të keqen me zor. Bëhuni njëherë njerëz me zemër dhe jo me llafe. Turp t’ju vijë gjithmonë me histori bajate”, ka shkruar Kabo në rrjetet sociale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top