You are here
Home > Kombëtarja > Hapet ankandi për Qakën, Udineze kalon çdo parashikim

Hapet ankandi për Qakën, Udineze kalon çdo parashikim

Dukej gjithçka e përfunduar. Presidenti i Steaua Bukuresht, Xhixhi Bekali, deklaroi mbrëmë se sot ishte dita e firmës për Kamer Qakën te klubi i tij. Por Politeknika Iasi ka ndalur gjithçka, pasi në adresë të klubit kanë ardhur edhe oferta të tjera zyrtare, duke rritur çmimin e futbollistit.

Pas ofertave rumune dhe spanjolle, në garë kanë hyrë edhe ekipet italiane, me në krye Udinezen. Sipas ekspertit të merkatos italiane, Xhanluka Di Marzio, klubi ka bërë një ofertë prej 700 mijë eurosh, duke kaluar çdo parashikim, pasi në Rumani po flitej për shuma që arrinin deri në 500 mijë euro, siç kishte ofruar Steaua.

Edhe pse ky i fundit është në avantazh, pasi do të ishte një etapë e rëndësishme për rritjen e futbollistit, Politeknika Iasi është tunduar nga oferta italiane, e cila parashikon pagesën e 600 mijë eurove menjëherë dhe 100 mijë të tjera kur ai të ketë luajtur 20 ndeshje me bardhezinjtë.

Bisedimet mes palëve kanë filluar të bëhen gjithnjë e më intensive, por ekziston mundësia që sot që Qaka të bëhet me një skuadër të re. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top