You are here
Home > Futboll Bota > “Hammeri” shqiptar shkëputet në fund, Breshia i falet golit dramatik të mesfushorit të Kombëtares

“Hammeri” shqiptar shkëputet në fund, Breshia i falet golit dramatik të mesfushorit të Kombëtares

Breshia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Cremoneses, në një takim dramatik që dhuroi emocione deri në sekondën e fundit në Serinë B.

Do të ishte mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj ai që do t’i vendoste vulën takimit. Në minutat shtesë, futbollisti shqiptar ka mposhtur portierin kundërshtar, duke i dhënë tre pikë të arta ekipi të tij. Pas kësaj fitore, Breshia ngjitet në vendin e dytë duke qenë një nga kandidatet kryesore, për ngjitjen në Serinë A.

Ndoj është quajtur në Itali edhe si “Hammeri shqiptar” nga tifozët, të cilët shohin te ai një lojtar me aftësi të mëdha, përtej dyshimeve të shumta që kanë në ambientin sportiv të Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top