Sikur të mos mjaftonte ajo humbje e fundit e pësuar nga Napoli në kampionat dhe revolta e madhe e tifozëve, ekipi italian gjendet në një moment të vështirë në prag të ndeshjes me Fiorentinën.
Një prej titullarëve të saj të padiskuteshëm, Elseid Hysaj, është në dyshim për ndeshjen e radhës. Minutat e luajtura me Shqipërinë, më saktësisht kundër Izraelit dhe Skocisë, kanë bërë që mbrojtësi shkodran të mos gjendet në maksimumin e tij.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, pritet të vlerësohet gjendja e futbollistit shqiptar, që është jo pak i konsumuar nga periudha e Kombëtares, aqsa paraqitja e tij ndaj Fiorentinës është vendosur në rrezik. /Shqipëria.ch/