You are here
Home > Kombëtarja > Hakmarrje e përmbushur! Strakosha shkëlqeu, përpara syve të njeriut që e uli në stol

Hakmarrje e përmbushur! Strakosha shkëlqeu, përpara syve të njeriut që e uli në stol

Një hakmarrje e përmbushur mund të quhet ajo e ditës së djeshme, ku Lacio arriti të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Empolit. Portierët respektivë të të dy ekipeve, Terraciano dhe Strakosha, nuk ishin të panjohur me njëri-tjetrin.

Përpara 3 viteve, do të ishte pikërisht Terraciano, ai i cili do të ulte në stol portierin shqiptar te Salernitana. Strakosha luajti në atë sezon shumë pak ndeshje dhe e pa veten në vështirësi, megjithëse kishte shkuar në Serinë B për të pasur më shumë hapësira.

Rruga e dy portierëve u nda më pas, teksa Strakosha u rikthye te Lacio, ndërsa Terraciano përfundoi te Empoli. Përpara syve të tij, gardiani shqiptar do të bënte dy pritje të mrekullueshme, por ai top i larguar me këmbë në sekondën  e fundit, kishte vlerën e një goli të shënuar. Strakosha ia doli sërish! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top