
Kosova U-21 është mposhtur pak çaste më parë kundër Izraelit U-21 me rezultatin e pastër 3-0. Dardanasit nuk patën mundësi të arrinin një rezultat pozitiv në këtë trasnfertë tejet të veshtirë për ta.
Izraelitët edhe një herë arritën të tregojnë forcën e tyre kundrejt Kosovës, teksa arritën të merrnin një tre pikësh me shumë vlerë, pasi i kaluan dardanasit edhe në tabelën e klasifikimit. Kosova U-21, nuk mundën dot të merrnin një fitore, ku duke parë edhe humbjen në pjesën e parë të Norvegjisë në pjesën e parë, dardanasit mund të kishin shpresë për një kualifikim të mundur.
Në grupet e eleminatoreve të Europianit U-21, Kosova e mbylli këtë kualifikuese në vendin pestë, me vetëm 12 pikë të grumbulluara. /Shqiperia.ch/