
Nga kampionati slloven zërat janë pozitiv për një emër të ri tek skuadra e Aluminij. Françesko Tahiraj dikur ishte pjesë e kuqezinjëve U17 të drejtuar nga Mustedanagic. Në vitin 2012 mesfushori luajti tre ndeshje duke shenëuar dhe një gol e më pas “zhduket”. Ndaj, me emrin e tij nuk jemi familjarizuar shumë, megjithatë në Slloveni njihet mjaft mirë.
Mesfushori 22 vjeçar i lindur në Vlorë nisi karrierën pikërisht në Slloveni, teksa prej tre sezonesh është pjesë e Aluminij. Por sot, ai është një nga lojtarët më në zë me 9 gola të shënuar në 18 ndeshje. Jo keq për një mesfushor, i cili është vënë nën radarët e Hajduk Split në Kroaci. Mediat kroate kanë raportuar kohët e fundit se Tahiraj veç se pëlqehet nga drejtuesit, mund të vij edhe me kosto zero.
Kontrata e mesfushorit shqiptar mbyllet në qershor. Deri atëherë Hajduk mund të pres por në horizont deri atëherë mund të shfaqen edhe klube të tjera të interesuara. Megjithatë Tahiraj ka bërë një paraqitje mjaft të mirë këtë sezon duke nxitur edhe zëra të tjerë. Nëse një marrëveshje e tillë do të ndodhte, atëherë do ta prisnin krahëhapur edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë që ndodhen në të njëjtën skuadër, Ismajli dhe Sahiti.
Ndonëse nuk ka konfirmime zyrtare, emra si Françesko Tahiraj që punojnë nën “heshtje” e kanë më të sigurtë një mundësi edhe te Shqiperia. Në ndeshje e fundit me Aluminin, Tahiraj shënoi dy gola duke e mbajtur ekipin e tij në vendin e tretë pas Maribor dhe Olimpuja. /Shqiperia.ch/