
Në disa shtete, ende nuk ka rifilluar kampionati nga pushimet që skuadrat kanë marrë gjatë festave të fundvitit. I tillë është edhe kampionati kroat, teksa në të numri i lojtarëve shqiptarë është relativisht i lartë. Skuadrat respektive janë duke kryer miqësoret e fundit përpara rifillimit të sezonit.
Ditën e sotme skuadra e Hajdukut të Splitit arriti të mposht kampionët e Ukrainaës, Shaktar Donjeck, me rezultatin e thellë 4 me 1. Ekipi i Hajdukut ka në përbërje të saj plot tre lojtarë shqiptarë. Ata janë Ardian Ismajli, Sahiti dhe Tahiraj, ku dy të parët ishin edhe pjesë e kësaj miqësoreje. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ismajli luajti plot 90 minuta, teksa tregoi një formë të mirë fizike dhe është kthyer në siguri më vete në prapavijën e Hajdukut.
Përsa i përket Sahitit ai u aktivizua në minutën e 60, ku me kalimin e kohës po inkuadrohet tek ekipi i parë i Hajdukut. Kujtojmë që mesfushori është 20 vjeç dhe ka qënë pjesë e ekipit të dytë të Splitit dhe mesa duket po arrin të fitojë edhe besimin e trajnerit. /Shqiperia.ch/