
Françesko Tahiraj ishte futbollisti që nënshkroi me Hajdukun e Splitit në këtë merkato. Sulmuesi i Shqipërisë pritet të jetë edhe afrimi më i ri i Panuçit, për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
Duke parë të dhënat e këtij lojtari dhe 9 golat e shënuar në Slloveni, kroatët janë të lumtur që kanë arritur të firmosin me një futbollist të tillë. Do të ishte vetë Sasa Bjelanovic, drejtori sportiv i Hajdukut, që do të shprehej se klubi në fjalë duhet të përfitojë nga raste të tilla,pasi nuk ka mundësi të afroj lojtarët e afirmuar.
“Ne nuk mundemi të afrojmë emrat e afirmuar dhe të paguajmë për ta, kështu që po shohim për lojtarët me prespektiv dhe Tahiraj është më i përshtatshmi”, do të shprehej Bjelanovic. /Shqiperia.ch/