
Thomas Strakosha është rikthyer në fushën e blertë pas atij dëmtimi që e la për një kohë të gjatë në tribunë. Gardian kuqezi po stërvitet normalisht me kryeqytetasit, për të shuar edhe çdo frikë të mundshme që mund të kishte në krahun e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit.
“LaLaziosiamonoi.it” raporton më saktësisht edhe për stërvitjen e mëngjesit në Auronzo, atje ku Strakosha jo vetëm që ishte rikthyer, por edhe në formën më të mirë. Dukej se portierit të ri po i mungonte fusha, duke fluturuar pa hasur probleme nga një krahë i portës së tij në tjetrën.
I gatshëm për të spastruar gjithçka, përgëzimet do të vinin edhe nga vetë shokët e skuadrës, që mes duartrokitjeve motivonin Strakoshën: “Hajde Tommy, je fenomen”. /Shqiperia.ch/