You are here
Home > Futboll Bota > Hajdari gjen ekipin e ri në Suedi: Nuk vij si Leo Mesi këtu. Presioni? Kur përballova edhe Greqinë…

Hajdari gjen ekipin e ri në Suedi: Nuk vij si Leo Mesi këtu. Presioni? Kur përballova edhe Greqinë…

Pas dy muajsh pushimi pasi ishte larguar nga AEK, mesfushori i kombëtares shqiptare, Astrit Hajdari, e ka firmosur kontratën e tij të re. Bëhet fjalë për një kontratë tre vjeçare me Djurgagen, një ekip suedez që i ka ofruar besimin lojtarit që dikur u thirr nga Panuçi, për të vazhduar projektin e së ardhmes.

Pranimi i ofertës nga Hajdari ishte i menjëhershëm, ndërsa kaloi një nga momentet më të vështira të karrierës. Sapo pranoi ftesën për t’iu bashkuar Shqipërisë, ky futbollist kaloi edhe shumë peripeci të mëdha. Ajo që duhet të theksohet, është se fatkeqësisht AEK e ndëshkoi në mënyrën më të keqe shqiptarin, duke e nxjerrë nga projekti dhe duke e ulur në stol, në një kohë kur më parë preferohej së tepërmi në fushën e lojës. E gjitha për t’u harruar, ndërsa Hajdari i ka thënë fjalët e para për nisjen e aventurës së re, pa harruar edhe të kaluarën:

“Gjithmonë është një gjë e re kur largohesh nëpër vende të ndryshme, pasi ti mund të mësosh nga to. Unë vij tashmë me gjithë eksperiencën time. Gjithsesi nuk po them se mund të vi si Leo Mesi, por me aftësitë e mia të mira që kam. Luhet ashtu si është e mundur, jo si dëshirohet. Unë jam i mirë me pasimet e mia, për t’u vendosur në pozicion dhe për të mbajtur topin. E shoh veten si një lider. Futbolli në Greqi ishte i veçantë, luhej shumë në sulm. Gjithashtu edhe përjetohej nga tifozët. Presionin e kam ndierë kudo. Nëse kam arritur të menaxhoj situatën në derbin e Greqisë me AEK që isha pjesë, mund ta bëj lehtësisht edhe këtu”, u shpreh Hajdari. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top