You are here
Home > Kombëtarja > Hafizi si “kritiku” Starova: Nuk do mbahemi gjithmonë te Strakosha

Hafizi si “kritiku” Starova: Nuk do mbahemi gjithmonë te Strakosha

Shqipëria ka arritur të fitojë në takimin e djeshëm ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, falë golit të Taulant Xhakës.

Një predhë nga distanca, e cila nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar. Por pavarësisht kësaj, kritikat në adresë të Kombëtares, e më në veçanti drejt trajnerit Panuçi, nuk kanë të përfunduar.

Këtë herë është ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Haifizi, që ashtu si Starova, shprehet se Kombëtarja nuk duhet t’i falet gjithmonë portierit.

“Fitorja ndaj Izraelit është shumë e vlefshme. Ne luajtëm mirë, duhet ta themi këtë, por nga ana tjetër duhet të bëjmë edhe shumë kujdes. Kemi ende shumë për të rregulluar, sidomos ekuilibrat mes mbrojtjes dhe sulmit.

Pas tri ditësh do të luajmë me Skocinë dhe kjo nuk është e lehtë. Ajo që unë nuk kuptoj, është sesi largohen 3-4 lojtarë me laps menjëherë, nga ana e trajnerit. Duhet të gjesh lojtarë që të përshaten me lojën që ke ti, por këta nuk janë të shumtë.

Ne kemi një portier që të jep pikë dhe ky është fat I madh, por herë tjetër nuk duhet të mbahemi vetëm tek portiere”, ka thënë Astrit Hafizi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top