You are here
Home > Kryefaqja > Hafizi nuk e përtyp dot: Nuk mund ta pranoj, si mund të lësh Hykën shtatshkurtër kapiten?

Hafizi nuk e përtyp dot: Nuk mund ta pranoj, si mund të lësh Hykën shtatshkurtër kapiten?

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi nuk e ka pranuar dot vendimin e trajnerit Panuçi, për të lënë kapiten Jahmir Hykën.

Në një intervistë për “Supersport”, Hafizi është shprehur se nuk e përtyp dot këtë vendim, pasi nuk mund të lihet një shtatshkurtër si Jahmir Hyka me shirit kapiteni. Ai shprehet se në vendin e tij, mund të vendosej lehtësisht Elseid Hysajn.

“Janë ndeshje zyrtare që mund të japësh një verdikt, nuk janë miqësore. Nuk lejohen gabime. Janë disa ndeshje që na dhembin. Edhe sikur këtu mos të dalim të parët kemi mundësi të tjera. Në skuadër të niveleve të ulta nuk ke justifikime.

Nuk mund të pranohet që kapiten të jetë Hyka, duhet të ishte Hysaj. Nëse do të ishte Lila në fushën e lojës, atëherë i binte të ishte Andi Lila kapiten. Me gjithë respektin tim për Hykan, por nuk duhet të gradohej ai ndaj Izraeli.

Ka 40 ndeshje, edhe çfarë? Sa prej tyre janë si rezervë? Ndryshe nga aktuali, Elseid Hysaj ka qenë gjithmonë si titullar”, ka thënë ish-trajneri i Kombëtares. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top