You are here
Home > Kombëtarja > Hafizi e ka sërish me Panuçin: Nuk mendohet kështu për Shqipërinë, Abazaj nuk ishte si Aliji

Hafizi e ka sërish me Panuçin: Nuk mendohet kështu për Shqipërinë, Abazaj nuk ishte si Aliji

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës, për të zhvilluar dy takimet gjatë muajit tetor. Fillimisht kuqezinjtë do të ndeshen me Jordaninë në miqësore, për të vazhduar më pas me provën e vërtetë, Izraelin, e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Në një prononcim për “Supersport”, ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi ka “sulmuar” teknikun Panuçi, duke u shprehur se ky i fundit nuk ka respekt për kampionatin shqiptar.

“Ai orari i pazakontë i Panuçit në konferencën për shtyp, tregon se nuk ka respekt për kampionatin shqiptar. Tha se mendonte gjithmonë për Shqipërinë, por për të nuk mendohet kështu.

Nuk e kuptoj shumë për arsyet e mosgrumbullimit të disa lojtarëve. Abazaj është një nga lojtarët më të talentuar të Shqipërisë. Tha se nuk luan, por ai mori një lojtar si Aliji që nuk kishte asnjë klub, ndërsa Panuçi e mori te Kombëtarja.

Ajo që duhet të theksojë është mënyra sesi disa lojtarë të caktuar, gjatë kohës që luajnë në kampionatin shqiptar nuk grumbullohen, ndërsa sapo largohen nga Superiorja, ftohen nga Kombëtarja”, u shpreh Hafizi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top