You are here
Home > Futboll Bota > Hadërgjonaj mbyll derën e vetme: Bënë gjithçka që të luajë për vendlindjen, Zvicra më bëri lojtar

Hadërgjonaj mbyll derën e vetme: Bënë gjithçka që të luajë për vendlindjen, Zvicra më bëri lojtar

Florent Hadërgjonaj është lojtari që është pjesë e skuadrës angleze Huddersfield dhe duket se ka bërë zgjedhjen e tij, përsa i përket se cilës Kombëtareje do të jetë pjesë. Kujtojmë që Hadërgjonaj është vetëm 24 vjeç dhe roli i tij është mbrojtës i krahut të djathtë.

Ai ka lindur në Zvicër, ndërsa edhe ka qenë pjesë e Kombëtares së grupmoshave të tyre si U-20 dhe U-21. Kohët e fundit flitej se Shqipëria ose Kosova mund të përfitonin nga mos grumbullimi I tij tek Zvicra, por mesa duket lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij se me kë Kombëtare do të luaj. Në një intervistë të Florent Hadërgjonaj për “examinerlive.co.uk”, ai është shprehur se i detyrohet shumë Zvicrës, pasi ai vend e ka ndihmuar të rritet mirë dhe në kushte tepër të qeta.

Gjithashtu lojtari shprehet se nuk ishte një vendim i lehtë, por tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe mesa duket, shumë shpejt mbrojtësin 24-vjeçar të Huddersfield, do ta shikojmë me helvetët.

“Kam shumë familjar në Kosovë. Ata më kanë folur dhe shkruar mesazhe. Të gjithë e kanë dhënë maksimumin që unë të luaj për Kosovën. Por ishte e qartë. Unë jam rritur në Zvicër dhe u bëra lojtar atje. Nuk ishte vendim i lehtë.

Kam lindur në Zvicër dhe Zvicra dha çdo gjë për familjen time. Më ka ndihmuar të rritem në rrethana të mira. Në mendjen time ishte e qartë që do të isha pjesë e tyre. Jam rritur në këtë vend dhe kisha mundësitë më të mira që të bëhem futbollist profesionist”, u shpreh Hadërgjonaj për “examinerlive.co.uk”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top