You are here
Home > Kombëtarja > Guri nuk funksionon me sulmin, “shuplaka” tjetër vjen nga trajneri: Nuk mund të pres nga mbrojtësat

Guri nuk funksionon me sulmin, “shuplaka” tjetër vjen nga trajneri: Nuk mund të pres nga mbrojtësat

Ostende ka barazuar me rezultatin 1-1 në takimin e djeshëm, të vlefshëm për kampionatin belg. Megjithëse ekipi belg luajti me 3 sulmues duke nisur nga minuta e parë, në fund arriti të shënonte vetëm në një rast, duke shpërdoruar shumë mundësi të tjera.

Në përfundimin e ndeshjes, sulmuesi tjetër i Ostendes, Conesin është shprehur se në aksionet sulmuese, futbollistët nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Këtë herë është trajneri i këtij ekipi, Verhyen, që ndan të njëjtën shqetësim dhe këto alarme janë edhe për Sidrit Gurin, që e ka nisur titullar në ndeshjen e fundit dhe zëvendësohet në pjesën e dytë.

“Aktualisht, nuk dua të flas më shumë rreth pjesës së mungesave të golave. Unë kam qenë vetë sulmues dhe e di sesa të vështirë ua bëni detyrën lojtarëve, kur flisni për ta, sepse i vendosni në presion.

Unë nuk mund të pranoj që golat të vinë nga mbrojtësit dhe mesfushorit gjatë gjithë vitit. Zgjidhja? Çfarë duhet të bëj? Unë nuk mund t’i braktis ata, megjithëse kanë humbur shumë raste në ndeshjen e fundit”, ka thënë trajneri Gert Verheyen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top