You are here
Home > Kombëtarja > Guidara bëhet gati për Shqipërinë, frikë nga ndërrimi i mendjes: Kështu thanë edhe të tjerë!

Guidara bëhet gati për Shqipërinë, frikë nga ndërrimi i mendjes: Kështu thanë edhe të tjerë!

Tomas Guidara pritet të jetë një nga afrimet e Panuçit për muajin e marsit, atje ku Shqipëria do të rikthehet në fushë për eliminatoret e Europianit. Futbollisti i Belgranos luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa vlerësohet shumë edhe për ndihmën e madhe që i jep sulmit.

Procedurat e pajisjes me pasaportën shqiptare kanë nisur, ndërsa një gjë të tillë e ka pohuar trajneri Panuçi.  I ftuar në emisionin “Zona Gol”, italiani është shprehur se Guidara po vazhdon me rrugët ligjore për të qenë gati për Shqipërinë, por duhet pritur ende pasi ka pasur shumë raste kur lojtarët kanë ndërruar mendje.

“Tomas Guidara është arbëresh, kam folur me të. Është një mbrojtës i djathtë, për momentin po merret familja e tij dhe federata tjetër, për të arritur akordin. Kanë filluar procedurat, dhe ai mund ta marrë pasaportën shqiptare, dhe është i gatshëm të vijë. Kam pasur edhe futbollistë të tjerë që kanë thënë kështu, e pastaj kanë ndërruar mendje, por do flas më shumë kur të ketë pasaportën shqiptare”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top