You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Guardiola ngre figurën e shqiptarit: I turpshmi Muriq është portier i madh, meriton duartrokitje

Guardiola ngre figurën e shqiptarit: I turpshmi Muriq është portier i madh, meriton duartrokitje

U festua si të ishte trofeu i një finale të vërtetë. Man.City bëri thjesht kalimin në gjysmëfinale të Kupës por mënyra se si kjo fitore erdhi, meritonte vërtët të festohej. Guardiola tashmë e ka justifikuar besimin që i dha para pak muajësh portierit të Kosovës. Arianet Muriqi ishte padyshim heroi i kësaj nate duke e shënuar ai “golin e fitores” me dy penallti të pritura.

Nuk mjaftuan 90 minuta për njëmbëdhjetshën e trajnerit të sheikëve duke detyruar skuadrat t’i drejtohen pikave të penalltisë pas rezultatit 1 me 1 ndaj Leicester. Muriqi tregohet fantastik me pritjet e tij, teksa në fund të takimit, Guardiola nuk i kurseu lëvdatat për portierin e talentuar.

“Aro ështe i madh, një portier mjaft i madh. Është aq i shpejt në reagimet e tij dhe ka shumë fuqi në këmbët e tij. Kjo është një gjë e mirë për të dhe tregon se është stërvitur me të vërtëtë mirë. Tani është në një momënt të mirë të paraqitjes së tij, e duhet të them që është edhe pak i turpshëm. Meriton padyshim duartrokitje të mëdha sepse gjatë lojës ishte me të vërtetë i shkëlqyer.  Na shpëtoi disa herë me pritjet e tij nëpërmjet këmbëve” , ka thënë Guardiola./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top