
Ekipi i Mançester Sitit do të ndeshet në ditën e sotme në Kupë, teksa do të luajë në transfertë ndaj Oksfordit.
Shumë ndryshime priten në këtë skuadrë nga ana e Pep Guardiolës, duke marrë parasysh faktin që flasim për një ndeshje jo shumë të rëndësishme. Shumë futbollistë që kanë qëndruan në stol në ndeshjet e fundit, do të aktivizohen nga minuta e parë.
Këtu, mund të përfshihet edhe portieri shqiptar, Arjanet Muriqi, që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.
“Nuk e di dhe nuk e kam marrë vendimin. Fillimisht më duhet të flas me trajnerin e portierëve të Sitit, e më pas do të vendos”, ka thënë Guardiola, kur është pyetur në lidhje me debutimin e portierit shqiptar në ekipin e parë. /Shqipëria.ch/