Manchester City do të luajë në finalen e “Carabao Cup” këtë fundjavë ndaj Chelseat. Kjo përballje premton shumë, nisur nga cilësitë e mëdha që kanë të dyja skuadrat.
Guardiola po mendon t’i jap një “dhuratë” të madhe portierit shqiptar, Arijanet Muriq. Ky i fundit pritet të jetë nga minuta e parë në këtë takim, e jo i përhershmi Ederson. Arsyeja është e thjeshtë, nëse “qytetarët” kanë shkuar deri në këtë fazë të Kupës, kjo ka ardhur edhe falë aftësive të Muriq.
Ai kualifikim nga pika e bardhë e penalltive me Leicesterin, ishte padyshim edhe kulmi i gardianit të Kosovës. Tashmë janë mediat angleze që e japin thuajse të mbyllur një vendim të tillë, me Muriq që luan ndeshjen e tij të parë të vërtetë. /Shqiperia.ch/